Fetai: Kam një mesazh për aktivistët e sinqertë të ASH-së

Picture of INA
INA

21/06/2025

Arben Fetai

Apel drejtuar aktivistë të sinqertë të ASH-së, të mashtruar dhe të tradhtuar nga pengjet e Ali Ahmetit

Zemrat tuaja janë lënduar nga gënjeshtrat e njëpasnjëshme të pengjeve të Aliut. Ju premtuan se do të dalin vetë në zgjedhje, ju mbushën mendjen me premtime për pushtet të dhuruar në komuna dhe në qendër. Por e vërteta dihej fare mirë që moti: ata as nuk dalin vetë, sepse janë shitur tek Aliu, as nuk do të kenë pushtet, sepse koha e Aliut ka mbaruar, dhe bashkë me të edhe e koha e atyre. Aliu është një plak i lodhur, i mbytur në hallet e tij me drejtësinë, një hije e së kaluarës së errët të regjimeve antishqiptare. Ai nuk ka vend në të ardhmen e shqiptarëve krenarë të këtij vendi.

Binomi Arben-Ziadin nuk ka luftuar asnjëherë për Aleancën për Shqiptarët, ata fillimisht kanë luftuar bashkë për t’ia zënë vendin Menduhit, po pastaj mes vete për t’ia zënë vendin njëritjetrit. Tani janë ulur dytë në prehrin e Aliut dhe luftojnë përsëri mes vete ndërsa presin në radhë për të zënë vendin e Aliut në krye të BDI-së. Ky është plani i tyre, kjo është e tëra çfarë ofrojnë. Parazitizëm, degjenerim.

Këta tradhtarë e kanë shitur veten në emrin tuaj, duke pretenduar se përfaqësojnë strukturat e ASH-së, ndërkohë që shumica dërrmuese e jona i ka braktisur, sepse ne kurrë nuk do të pranojmë shkrirjen në BDI. Ju, pak të mbetur që ende qëndroni nën diktatin e pengjeve të Aliut, sot të mashtruar e nesër të detyruar të votoni për BDI-në, dijeni: nuk i keni borxh asgjë këtij binomi që shkel mbi mundin tuaj, që ju trajton si mall për kusuritje. Nuk u keni borxh poshtërimin e krenarisë suaj, as çburrërimin që ju kanë imponuar përmes mashtrimit.

Prandaj, ju thërras, qëndroni të vërtetë ndaj vetes, ndaj familjeve tuaja dhe bashkaktivistëve tuaj. Ka ende kohë të çliroheni nga prangat e Aliut. Kur të vijë tetori, mos u detyroni të heshtni, të mbledhni vota për Aliun, apo, më keq akoma, të rehabilitoni me duart tuaja ata që për dy dekada kanë dëmtuar çdo gjë shqiptare, ata që ju kanë persekutuar dhe shtypur juve personalisht vetëm sepse keni guxuar të mendoni ndryshe.

Aleanca e vërtetë është në VLEN. Pjesa tjetër është uzurpuar nga Aliu. Thuani jo pengjeve të Aliut. Qëndroni krenarë në shtëpinë tuaj, aty ku ndodhet shumica absolute e aktivistëve të ASH-së.

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË