Fetai: Kemi rritje të pagave në arsim, shëndetësi dhe siguri!

Picture of INA
INA

10/04/2025

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, përmes një pasqyre të shkurtër ka arritur të përmbledhë punën e qeverisë së re, përgjatë kësaj periudhe 10 mujore.
“Në shëndetësi, pagat u rritën me +5% në mars. Kapitacioni për mjekët amë dhe gjinekologët u rrit me +33% (nga 75 në 100 denarë), ndërsa për dentistët me +23% (nga 61 në 75 denarë). Deri në fund të mandatit, pagat në këtë sektor do të kenë një rritje të përgjithshme prej +50%. Në arsim, pagat u rritën me +7%, si hap i parë drejt rritjes totale prej +46% deri në fund të mandatit – për të rikthyer dinjitetin dhe vlerësimin e merituar për punëtorët e arsimit. Në sektorin e sigurisë, për 12.000 policë, pagat janë rritur me +10%, si pjesë e angazhimit për forcimin e rendit dhe sigurisë në çdo cep të vendit”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Fetai.

Ai ka shtuar se ndryshe nga e kaluara kur përfitonin vetëm funksionarët, sot mbështetja shkon tek ata që e mbajnë shtetin gjallë: punonjësit e sektorit publik.

“Tre shtylla thelbësore për një shtet funksional – arsim i fortë, shëndetësi cilësore dhe siguri për qytetarët – po mbështeten me vepra konkrete dhe politika të përgjegjshme. Ndryshe nga e kaluara kur përfitonin vetëm funksionarët, sot mbështetja shkon tek ata që e mbajnë shtetin gjallë: punonjësit e sektorit publik. Qeveria vazhdon të udhëheqë me përgjegjësi për standard më të mirë për qytetarët. Premtuam. U angazhuam. Po realizojmë. Me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka përfunduar Fetai.

TË FUNDIT

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

Martesat fallco në “Big Brother VIP Albania” që ju bënë vetëm telashe banorëve

Pse po abstenon Nisma?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË