“S’kemi respekt për BDI-në, kauza juaj është Soravia”! Fetai i ASH-së i përgjigjet Arbër Ademit!

INA
INA

21/07/2023

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, i cili sot tha se raportet me ASH-në janë korrekte edhe në Qeveri edhe në Parlament dhe se mes dy partive ka respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë”, u shpreh Ademi.

Por, Fetai tha se ASH-ja nuk ka hyrë në partneritet me BDI-në por ka marrë përgjegjësinë që i takon si subjekt.

“Tregoni Arbër Ademit dhe këtyre të BDI-së që për ta, nuk kemi as respekt e as mirëkuptim. ASH nuk ka hyrë në partneritet me BDI-në por ka marrë përgjegjësinë që i takon si subjekt pa të cilin nuk bëhet asgjë, për t’i dhënë perspektivë rinisë sonë dhe shtetit, që mos të përsëritet skenari i Bukureshtit i regjimit Gruevski-Ahmeti. Kauza e BDI-së është Soravia. Kauza e ASH-së ngelet dërgimi i BDI-së në opozitë dhe interesi i shqiptarëve”, ka shkruar Fetai në Facebook.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

INFO

NA NDIQ