Fetai: Kundërshtari ynë i vetëm është BDI-ja, nuk do të merremi me patericat e saj

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Zëvendëskryeministri njëkohësisht edhe Kryetari i Kuvendit të ASH-së , Arben Fetai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka dhënë një mesazh të qartë për aktivistët e Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se kundërshtari i vetëm i tyre është BDI.

Fetai ka deklaruar se nuk do të merren me, siç i cilëson ai, “patericat” e BDI-së që përpiqen të faktorizohen në kurriz të Aleancës. Ai nënvizoi se VLEN është në rrugën e ndryshimit të kërkuar nga 107 mijë shqiptarë që votuan për këtë koalicion në zgjedhjet e fundit. “Ne i dhamë besën këtij populli se do të luftojmë keqqeverisjen, korrupsionin dhe zhvatjen e parave tona. Dhe nuk do defokusohemi nga ky mision”, ka shkruar Fetai.

Ai shtoi se provokimet nga individë që kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me BDI-në nuk do ta ndalin misionin e nisur, duke i cilësuar ata si shërbëtorë të së keqes që populli tashmë i ka “çveshur” dhe do t’i gjykojë.

Në mesazhin e tij, Fetai u bëri thirrje edhe aktivistëve që mund të jenë keqinformuar apo mashtruar, që të mos bien pre e provokimeve dhe të qëndrojnë të bashkuar në rrugën e ndryshimit. “Ata janë vëllezërit dhe motrat tona. Dhe jemi të bindur se as ata nuk do ta pranojnë bashkëpunimin me BDI-në”, theksoi zëvendëskryeministri.

Në fund të postimit të tij, Fetai apeloi për maturi, unitet dhe përqendrim tek detyrat që ka përpara qeverisja e re.

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË