Fetai: Mbahu nënë, mos ke frikë, se ke djem në Amerikë

Picture of INA
INA

14/06/2025

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Komunën e Çairit, Joe DioGuardi – ish-kongresmen amerikan dhe mik i dëshmuar i çështjes shqiptare – së bashku me bashkëshorten e tij, Shirley DioGuardi, u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” nga autoritetet vendore.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili në fjalën e tij u shpreh se ky vlerësim është dëshmi e një miqësie të thellë dhe mirënjohjeje për përkushtimin shumëvjeçar të çiftit DioGuardi ndaj çështjes shqiptare.

“Mbahu nënë, mos ke frikë, se ke djem në Amerikë,” shkroi Fetai në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar momentin si frymëzues për të gjithë ata që besojnë në drejtësi dhe humanizëm.

Joe DioGuardi është i njohur si një nga zërat më të fortë në Kongresin Amerikan në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Së bashku me zonjën Shirley, për dekada me radhë kanë organizuar fushata ndërkombëtare për të sensibilizuar opinionin publik dhe politikën amerikane për të drejtat e shqiptarëve.

Ceremonia në Çair u përmbyll me mesazhe falënderimi dhe simbolikë miqësie mes komunitetit shqiptar dhe përfaqësuesve të diasporës shqiptaro-amerikane. (INA)

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË