Zëvendëskryeministri Arben Fetai, së bashku me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët (ASH) si pjesë e koalicionit VLEN, zhvilluan takime me strukturat dhe aktivistët lokalë të partisë në Tearcë, Zhelinë dhe Saraj.
Fetai me bashkëpartiakët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të avancuar procesin e ndryshimit që synon VLEN. Aktivistët lokalë siç thuhet shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e punës së përbashkët dhe për përmbushjen e objektivave politike të koalicionit.
Takimet u zhvilluan me moton “Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë.”(INA)