Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit, Arben Fetai takoi sot Michela Telatin, përfaqësuese e UNOPS për Maqedoninë e Veriut.
“Takimi i shkëlqyer me Michela Telatin, Përfaqësuese e UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, shoqëruar nga menaxherja e projekteve Ermira Reshidi. Diskutim i frytshëm rreth forcimit të nismave për luftë të pakompromistë kundër korrupsionit në kuadër të projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut”, përkrahur nga BE-ja, Suedia dhe Zvicra”, nënvizoi Fetai.(INA)