Fetai për forcimin e transparencës në menaxhimin e fondeve publike

Picture of Ina Online
Ina Online

10/02/2025

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai sot mori pjesë në një takim pune në Mavrovë të organizuar nga programi i përbashkët i Qeverisë së Norvegjisë dhe UNOPS-it, “Knowledge for Reform Action in the Western Balkans”, ku u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së interesit financiar publik në projektet infrastrukturore të financuara nga BE.
Në këtë takim pune, i cili synon forcimin e transparencës dhe menaxhimit të fondeve publike në rajon, morën pjesë edhe Orhan Murtezani, Ministër i Çështjeve Evropiane, Steffen Hudolin, Shef i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE-së, dhe Christa Arent, Këshilltare e Lartë për Menaxhimin Rajonal dhe Mbikëqyrjen në UNOPS.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Fetai theksoi se korrupsioni në projekteket e infrastrukturës nuk është vetëm shpërdorim i mjeteve publike, por pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrënon besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.
Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind, duke dëmtuar investimet publike dhe duke ulur cilësinë e shërbimeve për qytetarët, nënvizoi Fetai.

Ai tha se për të promovuar transparencën e plotë në shpenzimin e fondeve publike, Qeveria ka digjitalizuar plotësisht prokurimet publike dhe ka forcuar njësinë e auditimit të brendshëm.

Sipas tij, BE-ja, Norvegjia dhe UNOPS luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e reformave dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes financiare.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË