Fetai: Qeveria do të angazhohet për konfiskimin efikas të aseteve të paligjshme

Picture of Ina Online
Ina Online

25/11/2024

Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot mbajti fjalim në Takimin rajonal
për politikat e kthimit të aseteve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Budvë të
Malit të Zi.

Fetai theksoi nevojën për veprime të koordinuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke
vënë në dukje rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe trajtimit të transakcioneve të
paligjshme financiare që minojnë demokracinë dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Ai prezantoi përparimin e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë miratimin e tre ligjeve të rëndësishme
për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara, si dhe Strategjinë për hetime financiare dhe
honfiskimin e pasurive 2024–2028, e cila është në fazën përfundimtare.

Megjithë progresin, Fetai theksoi se rezultatet e vitit 2023 tregojnë një rënie të vlerës së pasurive të
ngrira dhe të konfiskuara krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2022, vlera e pasurive të ngrira arriti gati 40
milionë euro, ndërsa pasuritë e konfiskuara ishin rreth 28 milionë euro. Në vitin 2023, pasuritë e ngrira
ranë në vetëm 1.69 milionë euro, ndërsa ato të konfiskuara ishin rreth 18 milionë euro.

“Këto shifra janë një thirrje për zgjim dhe na kujtojnë për nevojën për të ndryshuar qasjen,” tha ai.

Fetai njoftoi krijimin e Këshillit Kombëtar për hetime financiare për të forcuar bashkëpunimin
ndërinstitucional dhe konfirmoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit aktiv me shoqërinë
civile.

“Askush nuk është mbi ligjin. Me vullnet të fortë politik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mund të
luftojmë rrjetet kriminale dhe t’i çojmë autorët e korrupsionit përpara drejtësisë,” përfundoi Fetai, duke
falënderuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) dhe Ministrinë e Punëve të
Jashtme të Italisë për organizimin e kësaj ngjarje.

TË FUNDIT

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË