Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI

Picture of INA
INA

11/02/2025

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International për vitin 2024, ku Maqedonia e Veriut rradhiet për 12 vende më poshtë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit. Duke komentuar raportin Fetai në profilin e tij në Fejsbuk thotë se ai dëshmon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë korruptive dhe jotransparente.

Ai vlerëson se përkeqësimi i percepcionit të vendit për luftën kundër korrupsionit është rezultat i skandaleve gjyqësore në vitin e fundit të qeverisë së mëparshme duke përmendur ndryshimet skandaloze të Kodit penal, të cilat mundësuan amnestinë e mbi 200 lëndëve kriminale.

Imazhin e vendit në luftën kundër krimit e kanë dëmtuar edhe skandalet në Këshillin gjyqësorë dhe Akadseminë për gjyqtarë dhe prokurorë, të zgjedhur gjatë qeverisjes së LSDM dhe BDI, shton Fetai.

Sipas tij, qeveria e re drejtë I ka adresuar prioritetet e saj strategjike siç janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i të cilave do të sjellin rezultate konkrete. Në këtë drejtim, ai thekson edhe nismën për shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski dhe interpelancën për anëtarët e Këshillit gjyqësorë në Parlament.

TË FUNDIT

Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË