Fetai: Raporti i Transparency International është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2025

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar raportin e Transparensi Interneshënëll për vitin 2024, i cili e rendit Maqedoninë e Veriut 12 vende më poshtë në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit.

Maqedonia e Veriut bie 12 vende në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit për vitin 2024 – Pasoja e qeverisjes së korruptuar të LSDM dhe BDI

Raporti i Transparency International për vitin 2024 konfirmon atë që qytetarët e dinin tashmë: qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë e zhytur në korrupsion dhe jotransparencë.

Sipas Transparency International, përkeqësimi i perceptimit të vendit për luftën kundër korrupsionit është rezultat i skandaleve gjyqësore që shpërthyen gjatë qeverisjes së mëparshme. Në raport veçanërisht theksohet ndryshimi skandaloz i Kodit Penal, i cili mundësoi amnistimin e mbi 200 rasteve kriminale, duke forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë për korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Gjithashtu, skandalet në Këshillin Gjyqësor – i përbërë nga anëtarë të zgjedhur nga LSDM dhe BDI – si dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dalë nga Akademia gjatë fushatës zgjedhore, kanë dëmtuar më tej besimin në sistemin e drejtësisë.

Raporti, megjithatë, vë në dukje se qeveria e re ka adresuar drejt prioritetet strategjike, me fokus në reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Angazhimi serioz për të sjellë rezultate konkrete jo vetëm që do të përmirësojë qeverisjen, por edhe do të ndihmojë në rehabilitimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në këtë drejtim janë edhe nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski dhe interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor – hapa të nevojshëm për të kthyer besimin në sistemin e drejtësisë dhe për të çrrënjosur korrupsionin nga institucionet e shtetit.

TË FUNDIT

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve spitali modular dhe Llaskarcë: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

FOTO/ Mickoski konfirmon: Ja kush e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË