Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

Picture of INA
INA

18/06/2025

Qeveria ka miratuar Strategjinë e re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme për periudhën 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit për zbatimin e saj. Dokumenti synon forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për një luftë më efikase kundër pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, deklaroi për Alsat se strategjia do të sjellë një qasje më të strukturuar dhe sistematike ndaj konfiskimit të pasurisë, përmes reformave ligjore dhe fuqizimit të institucioneve.

“Masat konkrete përfshijnë funksionalizimin e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve, e cila aktualisht ka vetëm 1.5 punonjës me orar të plotë – numër i pamjaftueshëm për hetime financiare serioze. Do të rishikojmë kuadrin ligjor, pasi kemi identifikuar boshllëqe në ligjin për sekuestrimin civil, që pengojnë konfiskimin efikas të pronës së paligjshme,” tha Fetai.

Në kuadër të strategjisë, është krijuar edhe një Këshill Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Aseteve, i cili do të drejtohet nga vetë Fetai. Këshilli do të përfshijë ministrat përkatës, drejtues të institucioneve të sigurisë dhe financave, si dhe agjencitë përgjegjëse për menaxhimin dhe rikuperimin e pasurisë së konfiskuar.

Strategjia parashikon rritje të buxhetit për institucionet përkatëse, trajnime për zyrtarët, si dhe formimin e një sektori të specializuar brenda Policisë Financiare. Po ashtu, planifikohet një ligj i ri për procedurën penale, ndryshime në ligjet për doganat, veprimtarinë valutore, Policinë Financiare dhe sektorin bankar.

Një ndër prioritetet është krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore mes institucioneve vendore dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencitë evropiane. Parashikohet gjithashtu krijimi i një bazë të dhënash elektronike, që do të ndihmojë në gjurmimin dhe sekuestrimin më të shpejtë të pasurisë së dyshimtë.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË