Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot priti në takim drejtorin e lartë rezident të NDI-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Sip, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e punës së Kabinetit të Zëvendëskryeministrit si dhe mbi zbatimin e projektit të NDI-së “Bashkësi me Integritet”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ambasada Suedeze.

Zëvendëskryeministri Fetai informoi të pranishmit për mbledhjen e parë konstitutitve të Trupit Ndër-resor për Koordinimi e aktiviteteve Kundër Korrupsionit, e cila do të mbahet javën e ardhshme. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit si dhe raporti mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Gjithashtu, Fetai njoftoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në këtë mbledhje, duke dërguar një mesazh të qartë politik se lufta kundër krimit është një përkushtim i përbashkët i qeverisë. Në takim janë ftuar edhe ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler, dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl, për të nënvizuar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje.

Nga ana e tij, drejtori i NDI-së, Dejvid Sip, tha se projekti “Bashkësi me Integritet” synon të ndihmojë komunat në ndërtimin e sistemeve të forta institucionale dhe praktikave për integritet, me qëllim minimizimin e rreziqeve nga korrupsioni dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Ai njoftoi gjithashtu se tashmë është shpallur prokurorim publik për përzgjedhjen e organizatave joqeveritare që do të ndihmojnë komunat në krijimin e mekanizmave antikorrupsion, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike.
Fetai dhe Sip ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për gjetjen e fondeve nga donatorët për të mundësuar vazhdimësinë e zbatimit të projektit.

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË