Fetai: Vendimin final dhe përgjegjësine e mban kryetari dhe askush tjetër

Picture of INA
INA

03/02/2024

Arben Fetai nga Instituti “Arbën Xhaferi” ka komentuar vendimin e fundit të kreut të AAH-së, Arben Taravari që ASH në zgjedhje të dal bashkë me opozitën shqiptare.

“Vendimin final dhe përgjegjësine e mban Kryetari dhe askush tjetër.

Statuti i Aleancës për Shqiptarët, neni 61, thotë “Kuvendi i Partisë takohet më së paku një herë në 6 muaj.” Mbledhja e fundit e Kuvendit ka qenë më 21 janar 2022, në Kumanovë. Pra, për më tepër se 12 muaj, në vazhdimësi është shtyrë thirrja e Kuvendit të Partisë.

Në anën tjetër, Kuvendi e ka vetëm një kompetencë sa u përket zgjedhjeve dhe ajo përcaktohet në nenin 67, pika 9, ku shkruhet se Kuvendi miraton listat e kandidatëve për deputetë.

Përveç dispozitave statutore, nuk ka as precedent në historinë e Aleancës për Shqiptarët ku Kuvendi i Partisë ka nxjerr vendim për koalicionime apo madje as për futje në qeveri. Në vitin 2017, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Shkup, ishte miratuar lista e kandidatëve për kryetarë të komunave. Por, në rrethin e dytë të zgjedhjeve Aleanca për Shqiptarët bëri koalicion me Lëvizjen Besa për të mbështetur kandidatët e ndërsjellë. Ky vendim nuk ishte marrë në Kuvend. Po të njëjtin vit, në mbledhjen e Kuvendit mbajtur në Gostivar, vetëm është diskutuar ideja për daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, ndërsa nuk kishte sjellë vendim. Vendimi ishte marrë nga vet Kryetari i Partisë. Në vitin 2020, vendimi për koalicionin me Alternativën, gjithashtu nuk ishte sjellë në Kuvend. Edhe në mbledhjen e Kuvendit mbajtur më 21 janar 2022 në Kumanovë, vetëm është diskutuar (arsyetuar), pjesëmarrja e ASH-së në qeveri, por Kuvendi nuk morri vendim për këtë veprim.

Rrjedhimisht, vendimi për koalicionime i takon Kryetarit të partisë si lider i partisë i zgjedhur drejtpërdrejtë nga Kongresi, në konsultim me organet tjera të partisë, gjë që Arben Taravari tanimë e ka bërë”, ka shkruar Arben Fetai.(INA)

TË FUNDIT
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
1 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
1 orë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
1 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal
11 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

ME TE LEXUARA

22 orë
Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së
1 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
19 orë
“Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës
1 ditë
Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore
14 orë
Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
22 orë
Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

arben taravari muhedin brava

Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair

izet mexhiti

Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

oliver spasovski

Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara

salla sportit zajaz

Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

INFO

NA NDIQ