FFK e dërgon në disiplinë Ismet Munishin

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në futbollin kosovar ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Superligës dhe të xhiros së 20-të në Ligën e Parë.

Kjo është arsyeja e inicimit disiplinor:

Ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive.