FFK nuk merr përgjegjësi për dështimin e Kombëtares

Picture of ina-online
ina-online

19/09/2023

Pas humbjes ndaj Rumanisë, në opinionin publik u rrit kërkesa për përgjegjësi, teksa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) sot lëshoi një komunikatë befasuese, pas një mbledhjeje të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur këtë të martë mbledhjen e radhës, në të cilën u analizuan edhe paraqitjet e Kombëtares së Kosovës, që ka regjistruar rezultate zhgënjyese në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kosova ka regjistruar katër barazime e dy humbje në gjashtë ndeshje në këtë fushatë kualifikuese, përfshirë barazimin me Zvicrën (2:2) dhe humbjen ndaj Rumanisë (2:0) këtë muaj, që u shuan edhe shpresat për kualifikimin historik, shkruan Gazeta Express.

Në komunikatën e lëshuar për media nga FFK-ja është shkruar shkurt rreth kësaj, duke theksuar që vetëm “nuk mund të flitet për ndonjë sukses dhe që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim”, përfshirë edhe rezultatet e Kosovës U21.

“KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim”, kaq thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se në opinionin publik, veçanërisht pas humbjes në Bukuresht dhe shuarjes së shpresave, u rrit kërkesa për përgjegjësi. Në shumë sondazhe në rrjetet sociale, përfshirë edhe një të faqes së “Gazetës Express”, 74% e të anketuarve hodhën fajin te FFK për dështimin e radhës së Kombëtares dardane.

TË FUNDIT
3 orë
Çmime të frikshme për finalen e Europianit të Gjermanisë, një biletë në tregun e zi shkon deri në...50 mijë euro
3 orë
Trajneri i Anglisë: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca
3 orë
Blindohet Berlini, masat e marra për finalen e Euro 2024
4 orë
Spanjë apo Angli? Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024
1 ditë
Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

ME TE LEXUARA

Kush do ta fitojë Euro2024: Taktika, aftësitë individuale, apo të dyja bashkë – Flasin ekspertët
1 ditë
Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024

LEXO MË SHUMË

spanja

Çmime të frikshme për finalen e Europianit të Gjermanisë, një biletë në tregun e zi shkon deri në…50 mijë euro

southgate

Trajneri i Anglisë: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca

euro 2024 gjermani

Blindohet Berlini, masat e marra për finalen e Euro 2024

spanja-vs-anglia

Spanjë apo Angli? Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024

euro 2024 gjermani

Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

spanja-vs-anglia

Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024

spanja-vs-anglia

Kush do ta fitojë Euro2024: Taktika, aftësitë individuale, apo të dyja bashkë – Flasin ekspertët

Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja

Anglia kane

Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun

INFO

NA NDIQ