Maqedoni/Ndeshjet e futbollit pa publik, për shkak tensioneve ndëretnike

Picture of INA
INA

03/12/2024

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit 2024/25 të luhen pa publik, për shkak trazirave ndëretnike që janë shfaqur ditëve të fundit në vend.

“Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut”, sqaroi Federata.

Federata ka njoftuar gjithë ekipet e Ligës së Parë në lidhje me vendimin e fundit.

“Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, sqaroi Federata.

Ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që ishin planifikuar të luhen më 1 dhjetor, janë shtyrë për 3 dhjetor.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut këtë janë arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi më 30 nëntor në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mos lejojnë që incidente të tilla ta çojnë vendin në drejtim të gabuar.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË