VIDEO/ Daku shau keq maqedonasit Federata e Futbollit e Maqedonisë reagon: të kërkoj falje

Picture of Ina Online
Ina Online

20/06/2024

Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka reaguar futbollistit të Shqipërisë, Mirlind Daku, i cili pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri- Kroaci kishte drejtuar disa thirrje nacionaliste dhe ofenduese.

Ja dhe reagimi i plotë:

Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Një sjellje tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli.

Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme.

Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.

Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.

I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar.

Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët.

Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor.

Në një video që po qarkullon në internet – nëse videoja është autentike – Daku shihet se është ‘rrëmbyer’ nga emocionet dhe me autoparlant brohoret bashkë me tifozë.

Shiko Videon KËTU

TË FUNDIT

Vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh

Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike

I mashtrojnë qytetarët në emër të drejtorit për Siguri Publike

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, nis dëshmia e Christopher Hill

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË