Fifi dhe Egli prishin raportet, nuk u dakorduan për përqindjen e fitimeve – fshihet edhe kënga në YouTube

Picture of INA
INA

09/06/2025

Pas mbarimit të BBVA 4, Fifi dhe Egli Tako krijuan një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën, por duket se sot nuk ndajnë më as mikrofona e as biseda.

Prishja e raporteve mes dy këngëtareve është konfirmuar nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar ka zbuluar detaje të pazbuluara më parë për këtë ftohje të papritur.

Sipas burimeve pranë tyre, shkaku kryesor që i ka larguar këto dy artiste lidhet me mospajtime financiare. Fifi, e cila kishte rënë dakord të punonte këngët dhe klipet për Eglin, nuk ka pranuar përqindjen e kërkuar nga kjo e fundit për të ardhurat që do të vinin nga projektet. Ky mosdakordim duket se ka qenë vendimtar për krisjen e marrëdhënies mes tyre.

Situata është bërë edhe më e dukshme kur nga YouTube është larguar edhe projekti i tyre i përbashkët, “Ku je nis & Shuj Shuj”, një sinjal i qartë se bashkëpunimi profesional mes tyre i ka dhënë fund çdo shenje të miqësisë së dikurshme.

Asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht deri tani, por duket se heshtja është mënyra që kanë zgjedhur për të përballuar këtë përçarje që ka zhgënjyer edhe shumë prej fansave të tyre të përbashkët.

Rrethana që, siç po shihet, ka ndikuar jo vetëm në marrëdhënien personale, por edhe në karrierën e tyre artistike.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË