Filantropi dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi vizitë të rëndësishme në Shqipëri

Picture of Ina Online
Ina Online

28/02/2025

Nga Dahest LUMA, Tiranë

Gjatë kësaj vizite z.Avni Hafuzi, Konsull nderi i Shqipërisë në Hungari me ftesë nga kryeministria e Shqipërisë për të marrë pjesë në dokumentarin „Porta Mikpritëse e Shqiptarëve në Hungari“, dokumentar i punuar nga TVSH, gazetarja Freskida Miloti, që do të mbahet sot më 28 shkurt në ora 16.00 i cili është i shoqëruar me veprimtarin që jeton e vepron në Austri, Ukë Halilaj ai është pritur mbrëmë nga miqtë e tij, Flamur Gashi, ambasador, diplomat në karrierë, Dr.Dergut Aliu, veprimtar dhe pronar i spitalit të njohur në Prishtinë e më gjerë „Lindja“, Dr. Arben Rrugia, pronar i spitalit „New Live“ me qendër në Durrës, që jeton e vepron në Shqipëri, Rafet Ademi, përfaqësues i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, Gzim Memishi, veprimtar dhe njëherit pronar i firmës „Lesna“ në Preshevë, Dashnim Hebibi, president i Institut Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih dhe përfaqësues i Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info në Zvicër.

Gjatë takimit të mbrëmshëm, u diskutua rëndësia e unifikimit të diasporës shqiptare në Hungari dhe promovimi i personaliteteve që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze. Hafuzi është i njohur për kontributin e tij që e ka dhënë dhe që po e jep në Hungari edhe ate me vite e vite. Darka e mbrëmshme, e organizuar për nder të të Avni Hafuzi, ishte një moment i veçantë ku miqtë e tij nga të gjitha trevat shqiptare ngritën dolli për shëndetin dhe sukseset e tij të ardhshme.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të pranishmit shprehën mirënjohjen dhe kontributin e tij për promovimin e vlerave shqiptare në diasporë. Roli i Hafuzit edhe si konsull nderi i Shqipërisë në Hungari ishte dhe është i rëndësishëm në diplomacinë kulturore. Gjithashtu, u diskutuan edhe projekte të ardhshme që synojnë të sjellin më shumë mundësi bashkëpunimi në fushën e kulturës, historisë, arsimit dhe biznesit.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Hafuzi ka planifikuar disa takime të rëndësishme me personalitete dhe institucione shqiptare për të forcuar më tej lidhjet kulturore dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Hungarisë. Këto iniciativa pasqyrojnë përkushtimin e z. Hafuzi në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Hungarisë e konkretisht edhe të mërgatës sonë me shtetin amë.

TË FUNDIT

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

Fetai: Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs, sinonim i korrupsionit që po na vret

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË