Filipçe: 15 familje përbëjnë 90 për qind e rasteve të reja

0

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencës për shtyp gjatë ditës së sotme tha se 90 për qind e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë nga 15 familje.

Ndërsa klasterete janë nën kontroll sepse janë familje të pakta dhe me shume anëtare. Sipas ministrit, kjo ka ardhur për shkak të lirimit të masave dhe se nuk janë respektuar masat.

“Klasteret po testohen të gjithë, vala e re do të qëndrojë shume shkurt”, tha Filipçe. Ndërkohë sipas ministrit po bëhen edhe shume testime. Ndërsa simptomat janë kryesisht të lehta, në 90 për qind të rasteve të reja.

Ai apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë rregullat, siç janë maskat, distanca fizike dhe dezinfektimin i duarve. Ai tha se çdo gjë varet nga ne, nëse respektojmë masat, atëherë edhe numri nuk do të jetë kaq i lartë, dhe do të kemi një ulje graduale të numrave në ditët në vijim dhe automatikisht do të kemi edhe lehtësim të masave.