Filipçe: Deficiti buxhetor është rekord prej 7.8 miliardë denarë

Picture of INA
INA

26/02/2025

Ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të gabuar, në vend të progresit po shohim një krizë të thelluar, shpenzime të pakontrolluara, rënie të investimeve dhe ulje të standardit jetësor, theksoi në konferencën e sotme kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Sa i përket parametrave ekonomikë, Filipçe theksoi se shifrat tregojnë rezultate negative, që është pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë. Rënie kanë shënuar investimet kapitale dhe prodhimi industrial, të cilët duhet të jenë shtytës të rritjes ekonomike.

“Në dy muajt e parë të vitit 2025, realizimi i investimeve kapitale është vetëm 2.43%. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë realizuar 12.1%. Tani investimet në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik janë ndalur plotësisht. Pa investime kapitale nuk ka rritje ekonomike. Është e qartë se qeveria nuk ka kapacitet për të përmbushur asnjë nga premtimet e saj për modernizim dhe zhvillim, edhe pse ky ishte një nga mesazhet e tyre kryesore. Prej katër muajsh prodhimi industrial është në rënie, tregues i qartë se ekonomia po dobësohet. Në dhjetor 2024, rënia ishte 1.4%, në nëntor 3.5%, në tetor 1.1%, dhe në shtator plot 7.9%. Pa një industri të fortë nuk ka rritje dhe zhvillim ekonomik”, tha Filipçe.

Pavarësisht rënies së investimeve kapitale dhe prodhimit industrial, deficiti buxhetor po thellohet, gjë që do të kontribuojë në rritjen e borxhit publik tashmë të rritur.

“Në dy muajt e parë të vitit 2025, deficiti buxhetor arriti në 7,8 miliardë denarë. Shteti shpenzon shumë më tepër se sa mbledh. Qeveria po krijon një hendek të rrezikshëm mes të ardhurave dhe shpenzimeve, të cilat do të duhet të mbulohen me borxhe të reja. Kjo është një recetë për kolaps financiar. Në këtë kontekst, është logjike që edhe borxhi publik po rritet dhe tani është mbi 70% të BPV-së. Qeveria shmang publikimin e shifrave të sakta. Ora e shtetit nuk funksionon dhe Ministria e Financave hesht. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa realisht kemi borxh dhe cilat janë planet për shlyerjen e atyre borxheve”, tha Filipçe.

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË