Filipçe: Ivermektin nuk guxon të përdoret pa rekomandim të mjekut amë

0

Institucionet shëndetësore do të fillojnë trajtimin e pacientëve me COVID-19 edhe me një tjetër medikament, i quajtur “Ivermektin”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se ka indikacione se tek një kategori e caktuar e të infektuarve përdorimi i të njëjtit jep rezultate. Ivermektin është një ilaç antiparazitik me spektër të gjerë, përdorimi i tij duhet të jetë ekskluzivisht nën mbikëqyrje mjekësore qoftë kurimi në shtëpi apo në spital. Dikasteri i Shëndetësisë apelon që i njëjti assesi të mos përdorët pa rekomandim të mjekut amë. Një natë më parë mjekët amë kanë pranuar protokoll për përdorimin e medikamentit në fjalë.

Ilaçi “Ivermektin” prej mbrëmë është distribuuar nëpër farmaci, në periudhën para nesh do të sillet furnizim shtesë. Nuk është ilaç magjik për Covidin, por si gjithë ilaçet tjera ka indikacione përkatëse tek një grup i caktuar pacientësh, andaj duhet të merret vetëm me rekomandim të mjekut amë apo mjek të tjerë në institucionet shëndetësore. Mjekët kanë marrë indikacione të sakta se kur dhe në çfarë sasie duhet t’u jepet pacientëve ky ilaç – tha Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Se cila duhet të jetë gjendja shëndetësore e një pacienti që në terapinë mjekësore të të njëjtit të përfshihet edhe medikamenti “Ivermektin”, Institucionet shëndetësore nuk japin informacione. Për përdorimin e këtij medikamenti kundër virusit korona, në muajin prill në një universistet në Australi kishte realizuar një studim.

Të dhënat tregonin se përdorimi i “Ivermetinit” në një qelizë të infektuar nga COVID-19, kishte ndikuar që replikimi në qeliza brenda 48 orësh të zvoglohej për 99,98% dhe nuk ishte vërejtur asnjë toksicitet. Në tre dekadat e fundit, ilaçi është përshkruar në 3.7 miliardë doza në të gjithë botën. Numri i të infektuarve me virus korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në mbi 87 mijë. Prej tyre mbi 68 mijë janë shëruar, mbi 2600 kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 16 mijë raste vazhdojnë të jenë aktive./ALSAT-M