Filipçe: Janë joreale arsyetimet e Qeverisë së nuk ka para për rritjen e pagave

Picture of Ina Online
Ina Online

01/09/2024

Arsyetimet se nuk ka para në buxhet për rritjen e  pagave të mësimdhënësve janë të pa pranueshme. Kështu u shpreh kryetari i LSDM-së Venko Filipçe,  në tubimin e mësimdhënësve të organizuar nga LSDM. Nëse LSDM do të ishte në pushtet tha Filipçe, do të kishte para edhe për mësuesit dhe do të respektoheshin të gjitha marrëveshjet kolektive.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Askush nuk beson se nuk ka para për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12%. E shohim se ka para për 4 ministri të reja dhe për një ushtri të tërë të punësimeve partiake, ka para për luks me bileta të shtrenjta avioni, ka para për vende të reja të shpikura në drejtori në doganë e kështu me radhë. Buxheti ka para, por pagat nuk janë prioritet”.

Mësuesja Rozalija Angellovska u shpreh se duke qenë se mësimdhënësit e luajnë rolin kryesor në përparimin e  arsimit, ato duhet të vlerësohen moralisht dhe materialisht.

Rozalija Angellovska, mësuese

“Nëse mundeshte për 7 vite, secilin vit të ketë rritje të pagave të mësimdhënësve, nuk ka arsyetim që tani të mos rriten. Detyrimi ligjor duhet të respektohet. Përgjegjësi e pushtetit është që të rris pagat e mësimdhënësve për 12%”.

Kurse mësuesja Vesna Bakovska kërkoi tërheqjen e vendimit t Qeverisë për largimin e 700 asistentëve special për fëmijët me aftësi të posatshme nga puna.

Vesna Bakovska, mësuese

“Rreth 700 asistentë të caktuar në shkollat ​​fillore në të gjithë vendin janë informuar se do të çregjistrohen dhe duhet të shkojnë në Agjencionin e punësimit për t’u regjistruar si të papunë.Pra, rreth 700 fëmijë me aftësi të kufizuara do ta nisin vitin shkollor pa asistentë apo të papunë pa pagesë dhe kujdes shëndetësor. Të gjithë janë në pezull dhe nuk e dinë se çfarë i pret”.

Tubimin e organizuar të LSDMs-ë, ministrja e Arsimit e quajti manipulim të skajshëm ndaj mësuesëve.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Është e pavend, më lejoni të përdor një fjalë, është e padurueshme, vetëm pas dy muajsh qeveria që nuk siguroi para për të paguar rrogat, thërret në protestë mësuesit. Ne kemi siguruar fonde të mëdha për të paguar pagat e tyre. Prandaj besoj se ky është manipulimi i skajshëmi ndaj mësuesve që deri para dy muajsh i drejtonin”.

Ministrja edhe sot përsëriti se rritja e pagave të mësuesëve për 12% do të bëhet në mars të vitit të ardhshëm dhe jo në vjeshtë përshkak të siç tha buxhetit të zbrazët që e kishte lënë qeverisja e kaluar.

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË