Filipçe kërkon takim liderësh, Mickoski e sheh të panevojshëm, të tjerët presin…

Picture of Ina Online
Ina Online

26/05/2025

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, për sot ka paralajmëruar një propozim konkret për temat që do të duhej të diskutoheshin në një takim të ri liderësh mes partive më të mëdha politike në vend.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të rritur rejtingun personal të Filipçes dhe jo si nevojë reale për dialog politik. Ndërkohë nga VLEN dhe partitë e tjera theksojnë se deri tani nuk kanë ndonjë ftesë dhe se ajo do shqyrtohej.

Në orën 11:00 të paradites është caktuar edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me Filipçen në krye, ku në rend dite është shqyrtimi i statusit të zbatimit të Agjendës Reformuese 2024–2027 të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për media nga Ohri të shtunën, Filipçe theksoi nevojën për bashkëpunim ndërpartiak për të çliruar procesin eurointegrues, duke paralajmëruar propozimin që do ta paraqesë sot:

“Që të hënën do të paraqes një propozim konkret për çështjet që duhet të diskutohen mes liderëve të partive më të mëdha. Mesazhet nga BE janë të qarta. Nuk kemi kohë për të pritur – çdo vonesë është humbje kohe dhe arsye shtesë për të rinjtë të largohen nga vendi. Nëse nuk e zhbllokojmë rrugën drejt integrimit, nuk do të kemi të ardhme në Maqedoni,” u shpreh Filipçe.

Por nga VMRO-DPMNE, reagimi ka qenë i prerë. Valentin Manasievski, anëtar i Komitetit Qendror të kësaj partie, e hodhi poshtë idenë për një tjetër takim liderësh, duke thënë se një i tillë është mbajtur vetëm para një muaji.

“Nuk ka nevojë për një takim të ri. Nëse Filipçe dëshiron të takojë partnerët e tij të koalicionit – si Ali Ahmetin, Arben Taravarin apo Dimitar Apasievin – mund ta bëjë në mënyrë private. Këta janë njerëz me të njëjtat vlera dhe që s’kanë çfarë t’i ofrojnë më vendit,” tha Manasievski në një konferencë për shtyp të dielën.

Ndërsa LSDM insiston për një bashkëpunim gjithëpërfshirës për të shtyrë përpara procesin eurointegrues, VMRO-DPMNE duket se po zgjedh një qasje më skeptike, duke refuzuar përfshirjen në procese që i konsideron të motivuara politikisht dhe personalisht nga lideri i opozitës. Dialogu politik në vend, sërish, ndodhet në një udhëkryq.

Nënkryetari për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili është pjesë e koalicionit “VLEN”, deklaroi dje në një konferencë për media se nuk kanë marrë ftesë për takim liderësh, por nëse marrin një të tillë, do ta shqyrtojnë. Deri tani nuk ka pasur prononcim nga krerët e partive tjera.(INA)

TË FUNDIT

34 vjeçari nga Haraçina sulmohet fizikisht në lagjen Aerodrom

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË