Ballina
Telegrafi Local
EURO 2024
Të Fundit
Moti
Jobs
Real Estate
Deals
Edicioni:
Kërko lajme
Deals
Real Estate
Jobs
Moti
Marketing
Ballina
Të Fundit
Në Trend
Live
EURO 2024
Për ne
Na Kontaktoni
Arkiva
Prokurimi i hapur
Reklamo në Telegrafi
Shkarkoje aplikacionin:
IOS APP
Android APP
Lajme
Maqedonia e Veriut
Politikë
Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim
Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim
Para 35 min
Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.
Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim.
Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë.
Marrëveshja e Prespës është dëshmi se edhe kontestet më të vështira mund të zgjidhen kur liderët kanë prioritet të mirën e përbashkët për të gjithë mbi të gjitha. Ai na kujton se lidershipi i vërtetë nuk nënkupton vetëm mbajtjen e pushtetit, por edhe kultivimin e besimit dhe ndërtimin e urave”, tha Filipçe në fjalimin e tij./Telegrafi/