Ne duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, nëse fare e ka, si ne do ta vazhdojmë rrugën eurointegruese, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në Shkup.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare nëd eklaratë për mediumet theksoi se në periudhën në vijim do t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat, përfshirë edhe thirrjen e mbledhjes kuvendore, ndërkaq me qëllim që të sigurojnë përgjigje nga kryeminsitri lidhur me eurointegrimin e vendit.
“Ne çdo ditë tregojmë kosntruktivitet për çështjen për vazhdimin e rrugës eurointegruese të shtetit, por fatkeqësisht nuk shohim përgjigje nga kryeminsitri në atë drejtim. Ideja jonë për mbledhje kuvendore është sepse Kuvendi është vend ku sillen vendime. Kryeministri ka shumë paralajmërime për ndonjë mbështetje nga disa shtete për ndryshim të kornizës negociuese me të cilën gjoja do të përmirësohej gjendja e shtetit tonë në procesin e eurointegrimeve, por e tërë kjo është mbështellur nga një lloj misteri dhe nuk i dimë hollësitë. Kryeminsitri ka obligim atë ta kumtojë para të zgjehdurve të popullit dhe qytetarëve. Tani pasi që në mënyrë arbitrare e ndali rrugën eurointegruese, diçka për të cilën nuk ka të drejtë as politike, as etike, e as morale, ai duhet të bëjë diçka për të cilën pret shumica e qytetarëve. Më vjen keq që ministri i tij Murtezani e demanton kryeministrin në deklaratat e tij se gjoja ka paralajmërime për mbështetje që të sillen ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar, sepse vetë minsitri tha se në BE asnjë shtet nuk ka disponim të diçka të tillë. Ato deklarata konfuze, ato tone disonante në qeveri të acilat krijojnë përshtypje të një paperspektive të plotë, duhet të spastrohen në Kuvend. Ne duhet të dimë se cili është plani i Qeverisë, nëse fare e ka, si do ta vazhdojmë ne rrugën eurointegruese”, theksoi Filipçe.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin e propozuar për dëmshpërblim të mbrojtësve dhe paralajmërimin e zëdhënësit të LSDM-së se në ligj është e mundur të hyjnë edhe ushtarët e UÇK-së dhe se ligji mund të ndryshojë, Filipçe theksoi se deklarata e zëdhënësit të LSDM-së është keqinterpretuar.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipe, i shoqëruar nga kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski mori pjesë në zbulimin e bustot të Kiro Gligorovit, presidentit të parë të RMV-së, i cili është vendosur në shkollën fillore me të njejtin emër në Shkup.