Filipçe: Nuk do të ketë orë policore në Maqedoninë e Veriut

0

Nuk do të ketë orë policore edhe përkundër asaj që sot kishim 52 raste të reja me Covid-19. Filipçe shtoi se nuk mund të jetojmë përgjithmonë me orë policore dhe kufij të mbyllur, por shtoi se përgjegjsia tani bie tek qytetarët për mbrojtje të shëndetit të përgjithshëm.

Ai theksoi se kjo rritje e numrit të të infektuarve është për shkak se qytetarët nuk i respektojnë masat për mbrojtje e as nuk e kanë respektuar orën policore kur ishte në fuqi.

“Jo më shumë po mendojmë për masa në rajone të caktuara por do ta shohim se a do ta bëjmë edhe atë, sepse analizat tregojnë se nëse respektohen masat edhe për izolim dhe vetizolim dhe masat parandaluese nuk do të ketë nevojë për masa të tilla”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipce.

Në Saraj, Çair, Gazi Babë, Butel dhe Aerodrom është përqindja e madhe e të infektuarve të rinj. Për këtë ministri Filipçe tha se po analizohet mundësia për karantinimin e këtyre komunave.