Filipçe: Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por ka raste të reja në disa qytete

0

Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por kemi raste të reja në rrethinën e Tetovës, atë të Gostivarit, Shtipit, Resnjës dhe Manastirit. Kjo akoma mban numrin e të infektuarve pak më të lartë. Faktori i transmetimit që nga dita e djeshme përfshirë fundjavën kur kemi bërë analizën e fundit është nën 1 dhe është shumë e rëndësishme që ajo të qëndrojë në atë mënyrë. Absolutisht të gjitha rastet janë rezultat i mosrespektimit të masave.

Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se të gjithë duhet ta kuptojnë se vetëm duke respektuar masat do të dalim nga kjo krizë. Ai theksoi se gjendja është e ngjashme edhe në rajon ku numri i rasteve po rritet.

I pyetur se sa njerëz mund të infektonte një qytetar me Kovid-19, ai tha se kjo varet nga disa faktorë, së pari nëse është në fazë të hershme, numri i kontakteve të cilat i kanë brenda një dite dhe numrin e ditëve që kanë me ato kontakte të njëjta.

Në lidhje me këtë, nëse pacientëve të shëruar iu rikthehet sërish sëmundja, ai theksoi se ekziston një rast që duhet të konfirmohet në Kumanovë.

“Ka raste të tilla të konfirmuara në botë. Për shkak të kësaj, shkenca ende nuk është përgjigjur me siguri. Ekzistojnë disa prova fillestare që bëhet fjalë për formë të mutacionit të virusit, çfarë forme është ajo, pavarësisht nëse është e fortë apo e theksuar dobët, ende nuk kemi prova. Por përfundimisht ka konfirmim për përsëritjen e sëmundjes”, shtoi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve./MIA