Filipçe për FSSHM: Skandal me përmasa të papara! VMRO: Pacientët presin terapi, ndërsa mafia fërkon duart për profit

Picture of Ina Online
Ina Online

27/01/2025

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pret përgjegjësi politike nga kompetentët në lidhje me mungesën e barnave për pacientët onkologjikë. Ai thotë se në periudhën kur ai ishte ministër i shëndetësisë, ka pasur barna në Klinikë. Filipçe theksoi se është krijuar mekanizëm për mbrojtje dhe se është shfuqizuar importi paralel të barnave që ishin pa garanci për cilësinë e tyre.

“Ajo që po ndodh tani, ajo që e tregojnë tani edhe personat zyrtarë, drejtori i Fondit – se ka mekanizëm, por dëshiron që ta shmangë këtë mekanizëm dhe lejon mungesë të terapisë në Klinikë, është skandal me përmasa të papara. Njerëz vdesin si mace atje për shkak se nuk duan të marrin barna. Duhet të mbajnë përgjegjësi politike”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e thirri Prokurorinë të hetojë nëse kompania Panovski ka krijuar krizë artificiale me barna, në bashkëpunim me Filipçe. Nga kjo kompani farmaceutike e cila është distributori i vetëm i një pjese të barnave që shfrytëzohen në Klinikën e Onkologjisë, paraprakisht theksuan se pohimet nuk janë serioze.

“Derisa pacientët në Onkologji presin terapi, mafia e vdekjes me përkrahjen e Venko Filipçes fërkon duart për profit. Me vite të tëra mafia e vdekjes e udhëhequr nga kompania farmaceutike D-r Panovski arkëton përfitime enorme dhe e shantazhin Fondin e sigurimit shëndetësor dhe Ministrinë e shëndetësisë”, shtoi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Filipçe dhe VMRO-DPMNE u përplasën edhe për skandalin në Klinikën e Onkologjisë me terapinë joadekuate për pacientët për çka Prokuroria hapi lëndë. Filipçe pret kërkim falje nga deputetja Rashela Mizrahi për shkak se e ka akuzuar në kohën kur ishte ministër se nuk kanë ekzistuar raporte për punën e Klinikës. Ai raportet i prezantoi dhe akuzoi se deri më tani të njëjtat janë fshehur nga organet hetimore. Mizrai u përgjigj se përgjegjës ka qenë ministri sepse ai në mënyrë të drejtpërdrejt e monitoron punën e Klinikës dhe theksoi se ajo ka folur për raportet e komisioneve profesionale e jo për raportet e rregullta të klinikave.

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË