Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Picture of Ina Online
Ina Online

07/02/2025

Ministria e Drejtësisë beson se ka nevojë serioze për rishikim dhe analizë të mëtejshme të legjislacionit ekzistues. Jemi të fokusuar në identifikimin e ndryshimeve dhe shtesave të mundshme në ligje, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e ndjeshëm të sigurisë rrugore.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalimin e tij në dëgjesën publike “Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion”, theksoi se është i nevojshëm përmirësimi i dispozitave penale në lidhje me shkelësit, mbështetur nga një analizë e hollësishme e praktikës së shqiptimit dhe zbatimit të dënimeve.

“Gjatë hartimit të ndryshimeve në rregulloret ligjore, veçanërisht në fushën e sanksioneve, është e nevojshme të shtrohet pyetja: “A janë dënimet për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor të përshtatshme dhe mjaft rigoroze për të pasur një efekt parandalues?”. Kjo do të na ndihmojë të identifikojmë se cilat fusha duhet të forcohen me masa të reja ligjore, si alkooli, shpejtësia, përdorimi i celularit dhe faktorë të tjerë rreziku”, tha ministri Filkov.

Gjithashtu, sipas Ministrit, disa shkelje të trafikut duhet të rregullohen si vepra penale. Në këtë drejtim, është e nevojshme të inicohen ndryshime ligjore që do të zgjerojnë listën e veprave penale kundër sigurisë në komunikacion. Kjo vlen jo vetëm për krimet e rënda që paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e njerëzve, por edhe për kundërvajtjet si mosdhënia e ndihmës për një person të lënduar në një aksident trafiku.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË