Fillim zyrtar i Aktivitetit të USAID-it për të rinj

INA
INA

14/11/2023

Në Shkup sot do të shënohet fillimi zyrtar i Aktivitetit të USAID-it për të rinj, të cilët aktivisht krijojnë mundësi. Aktiviteti do t’u mundësojë njerëzve të rinj qasje deri te programet inovative për stërvitje, praktikë dhe këshillim për karrierë, duke i pajisur me shkathtësi adekuate për tregun e punës.

Në ngjarjen, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë drejtoresha e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Evroazi, ambasadorja Erin E. MekKi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Nebojsha Mojsoski, udhëheqësi i Aktivitetit dhe prof. dr. Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup do ta nënshkruajnë Memorandumin për mirëkuptim gjatë ngjarjes me qëllim që të përkrahen më shumë të rinj në përmbushjen e hendekut mes arsimit formal dhe punësimit.

Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it për të rinj, të cilët aktivisht krijojnë mundësi, i cili është me vlerë shtatë milionë dollarë, do të punojë me 10.000 të rinj në vend, që t’u sigurojë mundësi ekonomike të rinjve, t’i përforcojë shkathtësitë e tyre për punë, përparim në karrierë dhe pjesëmarrje civile, ndërsa do të promovojë edhe vlera dhe përvoja, të cilat do t’u ndihmojnë të bëhen më të pavarur.

Aktivitetin e zbaton Përparimi i ekonomive për komunitete më të fuqishme, organizatë joprofitabile amerikane, në bashkëpunim me Qendrën për sipërmarrës dhe zhvillim të menaxherëve (CEED Hub) Shkup dhe Forumi arsimor rinor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

kadare

E pabesueshme! 45 mijë letra kundra Ismail Kadaresë nga shqiptarët që të mos marrë NOBEL!

Kimete-Berisha

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

shfaqja egzodus

Shfaqja teatrale që pos kritikës nuk i mungoi asgjë “Exodus”

universiteti-i-tetoves-UT

Qeveria prezantoi masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

shkolla-nxenes-780x439-1

Patricia Di Xhovani: Arsimi të bëhet prioritet kombëtar!

shkolla-nxenes-780x439-1

Ja pse dështoi Maqedonia e Veriut në testin PISA

INFO

NA NDIQ