Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

INA
INA

04/12/2023

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se pavarësisht deklaratës fillestre të bashkëshortit të Liridona Ademajt se ka qenë ai që ka urdhëruar vrasjen e saj, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për të mos dëmtuar procedurën.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën.

Duhet të kemi parasysh se ndodhemi në fazën e fillimit të procedurës së hetimit dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ka qenë seanca dëgjimore që është mbajtur në kuadër të aprovimit të kërkesës së prokurorisë.

Dyshimet çojnë drejt një vrasje të rëndë me inskenim të grabitjes dhe nga dyshimet deri tani, këto veprime bashkëshorti i të ndjerës i ka kryer duke e inskenuar si grabitje dhe kishte premtuar shumën e të hollave prej 30 mijë euro.

Në fazën që ndodhemi tani, prokuroria në koordinim dhe me policinë dhe institucione të tjera është duke punuar drejt ndriçimit të gjithë këtyre dyshimeve dhe për të arritur ky rast një epilog përfundimtar,” – u shpreh Ulaj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ