LSDM është partia e fundit që ka të drejtë të flasë për reforma në jurisprudencë. Nga ana e LSDM-së sot sërish dëgjuam retorikë të zbrazët politike, e mbështjellur në akuza të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Është[ ironike mu partia e cila me dekada e partizoi jurisprudencën, edhe përmes kuadrove të instaluara, edhe përmes klientelizmit, edhe përmes drejtësisë selektive, sot të paraqitet si luftëtare për reforma, ishte ky reagimi Ministrit t; Drejtësisë, Igor Fillkov si plrgjigje ndaj akuzave të LSDM-së në konferencën për shtyp.
Sipas Fillkovit, thëniet për “vonesë” janë plotësisht të pasakta. Përkundrazi, ceket në reagim, agjenda reformuese po relaizohet në pajtim me dinamikën e planifikuar, ndërsa disa ligje tashmë janë në ENER, në fazë të konsultimit publik.
Lidhur me ligjet për Prokurorinë publike, Këshillin gjyqësor. shërbimin gjyqësor, rrogat e prokurorëve publik, informoi se ato tashmë janë vendosur në ENER dhe të njejtat janë në procedurë të fundit.
Fillkov paralajmëroi se në plan dhe përgatitje janë edhe Propozim ligjet për buxhetin gjyqësor, për Këshillin e prokurorëve publik dhe për shërbimin prokurorisë, si dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor, me mbështetje të ODIHR-së, më pas edhe ligje me të cilat rregullohen rrogat e gjykatësve, prokurorëve publik, dhe shërbimit të prokurorisë, Ligji për falje, për ekspertizë, për noterinë, për ekzekutim, për probacion, për kryerje të sanksioneve, për konfiskim të pronës në procedurë qytetare dhe ligji për mbrojtje të të dhënave personale.
Lidhur me Kodin zgjedhor, FIllkov thekson se Ministria e Drejtësisë i ka filluar përgatitjet, por pa mbështetje të[ faktorëve politik dhe pa konsensus, shton, miratimi i tij nuk mund të realizohet.
Sa i përket gjoja “konstruktivitetit” të LSDM-së, shkruan në reagim ministri i Drejtësisë, ai përfundon atje ku fillon dyfytyrësia.