Filloi festivali “Këngë Jeho” në Strugë, ministri Ismaili tha se do mbështetet kjo vlerë

0

Dje në Strugë filloi Edicioni i 28-të i Festivalit Ndërkombëtar të këngëve dhevalleve të stilizuara të popullit shqiptar „Këngë jeho“. Festivalin e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin para mysafirëve të pranishëm theksoi se zhvillimi i një kombi matet me ngjarjet kulturoredhe se pikërisht ky festival, i cili me vite të tëra i bart vlerat tradicionale dhe kulturore,është njëri nga festivalet më të rëndësishme për qytetin e Strugës.

“Ky është viti i 28-të me rrallë se si Struga është organizatore e festivalit të artitfolklorik shqiptar „Këngë jeho”. Kjo i bie se ky festival tashmë matet me parametrashekulli, sepse e ka kaluar një çerekshekulli. Dhe, kalimi i kësaj moshe nënkupton edhepjekuri dhe vlerësim ndryshe për punën e bërë. Ky festival e ka kaluar tashmë këtë testet e kohës dhe nuk matet më vetëm për nga entuziazmi dhe vullneti i mirë, as vetëm përnga vitet që i numëron, por aq më shumë matet me vlerat që i sjellë – theksoi ministri iKulturës.Ai shtoi se sa herë që flasim për Festivalin “Këngë jeho” duhet ta ndërmendimedhe faktin se një ngjarje e këtillë kulturore është, në një mënyrë, konservimi i shpirtit tëkombit dhe i kultivimit të folklorit të pasur të popullit shqiptar si pjesë e trashëgimisëkulturore botërore.Në fund, ministri Ismaili të pranishmëve u uroi çaste të këndshme në ndjekjen einterpretimeve të shoqatave folklorike nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe nga vendinë tri mbrëmjet e festivalit.