Filloi “fshesa”, Zaev sot i nënshkruan shkarkimet e para, ja kush janë funksionarët!

0

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur sot shkarkimet e para që ka vendosur t’i bëjë. Ai tha se ka sjellë vendim për shkarkim të gjithë kryetarëve të degëve të LSDM-së.

“Mbrëmë solla vendimet, kurse rendi e don që sot t’i publikoj- do të përgatiten vendime nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditës do t’i nënshkruajë vendimet. Vendimi është – shkarkohen të gjithë kryetarët e organizatave komunale të LSDM-së”, deklaroi Zaev, transmeton Gazeta Lajm.

Ai paralajmëroi se do të shpallet konkurs për kryetarët degësh javën e ardhshme dhe u ka bë apel kryetarëve aktualë të degëve partiake që nëse donë të rizgjidhen, mund të paraqiten në këto konkurse.