Filloi procedura për kandidim për kryetar të LSDM-së, në garë janë katër kandidatë

Picture of INA
INA

31/05/2024

Filloi procedura për kandidim për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM). Partia shpalli thirrje të hapur për vetëkandidim për të gjithë të interesuarit. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, të cilat do të mbahen më 30 qershor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

LSDM njoftoi se Komiteti Qendror në seancën e djeshme ka miratuar Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së krytarit për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet do të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe borde të vendvotimeve në nivel lokal. Të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive do të kenë mundësi të votojnë.

Procedura e aplikimit nis sot (31 maj) dhe do të zgjasë shtatë ditë, deri më 6 qershor. Të drejtën për të qenë kandidatë kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret dhe “vlerat e larta, normat morale dhe etike”, thonë nga partia.

Është rritur edhe periudha për regjistrim aktiv për anëtarësim në parti – tani është 20 ditë.

“LSDM është një parti progresive moderne evropiane. Ky proces do të bëhet sipas standardeve më të larta demokratike dhe organizative”, tha LSDM.

Në ndërkohë, më 9 qershor (e dielë) është caktuar Kongresi partiak i LSDM-së, në të cilin përveç analizës së arsyeve të rezultatit zgjedhor, Komiteti Qendror do të propozojë edhe ndryshime në Statutin e Partisë, në mënyrë që afati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të jetë 4 vjet.

Kandidatë për kryetar të ri të partisë, e cila pësoi disfatë katastrofike në zgjedhjet parlamentare dhe fitoi 18 mandate, me gjasë do të jenë Slavjanka Petrovska, Stefan Bogoev, Jovan Despotovski dhe Venko Filipçe.

Petrovska në një prononcim për TV 24 konfirmoi zyrtarisht se do të kandidojë për kryetare të LSDM-së, ndërsa paraprakisht drejtori aktual i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZhTI), Jovan Despotovski, ka paralajmëruar ambiciet e tij për të hyrë në garë për kryetar partie. As Stefan Bogoev, nënkryetari i LSDM-së në dorëheqje, nuk i fsheh ambiciet për t’u bërë njeriu i parë i partisë. Ndër kandidatët për kryetar të LSDM-së përmendet edhe ish-ministri Venko Filipçe.

Ndryshe, në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV që u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale, LSDM fitoi vetëm 18 mandate deputetësh. Ky rezultat u vlerësua si një humbje e thellë e LSDM-së, parti e udhëhequr në dy vitet e fundit nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

TË FUNDIT
51 minuta
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
3 orë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
3 orë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
4 orë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
4 orë
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

ME TE LEXUARA

12 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
12 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
12 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
22 orë
DASH: Pozicioni i Mickoskit është në përputhje me Prespën
4 orë
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
22 orë
Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

Qeveria E RMV

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Bilall Kasami

Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi

Qeveria vlen ministrat

Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

deputetet fronti evropian

Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

INFO

NA NDIQ