Filloi Samiti i NATO-s në Londër, përcillet porosia e fuqishme në adresë të Rusisë

0

Në Londër filloi sot Samitin dyditor i NATO, për të treguar unitetin dhe fuqinë e Aleancës, e cila po feston 70 vjetorin e themelimit të saj. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para fillimit të Samitit dërgoi porosi të qarta drejt Rusisë. “NATO do ti përgjigjet çdo lloj sulmi të Polonisë apo vendeve tjera baltike. Me praninë e forcave të NATO-s në Poloni dhe vendet Baltike, i dërgojmë sinjale shumë të fuqishme Rusisë- se nëse do të vij deri tek ndonjë sulm ndaj Polonisë apo vendeve baltike atëherë tërë Aleanca do të përgjigjet”, theksoi Stoltenberg para Samitit.
Sipas tij, NATO nu ka listë të armiqëve, por do të përgjigjet kudo që të ketë nevojë. SHBA më parë i bëri thirrje Turqisë që të mbështesë planin e mbrojtjes të NATO-s në Baltik dhe Poloni. Turqia deri tani ka refuzuar ta bëj këtë, duke kërkuar që NATO më shumë në planin politik të përkrahë luftën e saj kundër forcave kurde në Siri. Aleanca mbush 70 vjet, ndërsa liderët e 29 vendeve e festojnë këtë sot dhe nesër në afërsi të Londrës. Mediat britanike kanë theksuar se në këtë Samit pritet përplasje e ashpër mes Turqisë dhe vendeve aleate për shkak të refuzimit turk për të votuar pro planit për mbrojtjen e Baltikut dhe Polonisë. Nikoqir i Samitit është kryeministri britanik Boris Xhonson. Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë ka mbërritur në Londër, por edhe të gjithë liderët e tjerë të vendeve anëtarë, përfshirë edhe delegacionet e tyre. Pjesë e Samitit është edhe delegacioni nga Maqedonia e Veriut i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. (INA)