Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë

Picture of Ina Online
Ina Online

14/06/2024

Duke nisur nga nesër datë 15 qershor, efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë tre muajve të verës në sezonin turistik do të punojnë 12 orë në ditë.

Çdo vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonat bregdetare dërgoheshin efektivë nga Tirana për shërbime gjatë sezonit turistik, por këtë vit nuk do të ndodhë, efektivët në të gjithë vendin do të punojnë 12 orë në ditë për të përballuar sezonin turistik.

Gazetari Igli Çelmeta rapotoi për BalkanWeb se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është hequr kufizim i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj.

Tashmë përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, ku në një muaj do të paguhen përveç pagës edhe 104 orë të tjera shtesë.

Urdhri i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku hyn në fuqi nga data 15 qershor deri më 15 shtator.

Po ashtu më datë 1 korrik hyn në fuqi edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë dhe do t’u paguhen edhe 6 muajt e parë të vitit 2024 lekët e ushqimeve dhe sipas ministrisë së Brendshme nga 1 korriku lekët e ushqimeve efektivët do t’i marrin çdo muaj.(BalkanWeb)

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË