Filloi shpërndarja e mishit të kurbanave (FOTO)

0

Gjatë ditës së tretë të festës së Kurban Bajramit, në formë të organizuar, ka filluar ndarja e mishit të kurbanit, nga Bashkësia Fetare Islame.
Të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, në ambientet e institucionit fetar BFI u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu.
Aksioni ka filluar me qytetin e Shkupit dhe Velesit, ndërsa njëkohësisht do të vazhdon me qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, e më pas në ditët në vijim do të vazhdojë edhe në gjitha qytetet e vendit.
Në ambientet e Rijasetit të BFI, aksionin e shpërndarjes së mishit e ka filluar Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, i cili në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, falëndëroi të gjithë dhuruesit e kurbanave duke e lutur Allahun Fuqiplotë që tua pranojë kurbanat.
“Kurban Bajrami është edhe festë e dashurisë dhe mirëkuptimit mes besimtarëve, është rast që të bëhemi të gjithë një, pikërisht siç janë bërë një me miliona muslimanë me haxhinjtë tanë që për momentin po qëndrojnë në tokën e shenjtë islame” theksoi Dekani Sulejmani në fjalimin e tij.
Të pranishëm në këtë aksion ishin edhe drejtues të shoqatave të ndryshme dhe organizatave humanitare që veprojnë në qytetin e Shkupit dhe Velesit, të cilëve më pas u dhurua mish i kurbanit në vartësi të listave të përpiluara paraprakisht. Shoqata e Invalidëve Shpresa, Organizata e Grave Turke në Maqedoninë e Veriut – Derja, Organizata Humanitare Burimi, Organizata Humanitare për Edukim Rruga e Drejtë, janë organizata me të cilat BFI bashkëpunon çdo vit, me qëllim që mishi i kurbanit të arijë në çdo familije të nevojtarëve.
Si çdo vit, Medreseja Isa Beu bën tubumin e kurbanave për nevojat e saj, ndërsa mishi që i tejkalon nevojat e menzës së Medreses, shpërndahet në forma të organizuara, nëpërmjet shoqatave të ndryshme dhe listave të përpiluara nga këshillat e xhamive nëpër tërë teritorin e vendit.
Dhurimi i kurbanit për këtë vatër të dijës dhe të arsimit, është forma më e lartë e vetëdijës të çdo besimtari, në ruajtjen dhe kultivimin e islamit burimor në vendin tonë.