Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Picture of INA
INA

23/05/2024

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur debatin për miratimin e një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku humbën së paku 8.372 njerëz, mijëra u zhvendosën dhe familje dhe komunitete u shkatërruan, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendos që ta shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit.

“Dënohet pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që t’i ruajnë faktet e vërtetuara, duke i përfshirë në sistemet e tyre arsimore dhe duke zhvilluar programe të përshtatshme drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, si dhe përsëritjes së tij në të ardhmen”. – Teksti i propozimit të Rezolutës.

Rezoluta veç tjerash dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës.

Para fillimit të debatit, Qeveria e Republikës Sërpska njoftoi se do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Radovan Vishkoviq, kryeministër i Republikës Sërpska “Kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ndarja paqësore është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Ne do të ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”.

Megjithëse teksti askund nuk tregon se fajtori i drejtpërdrejtë i gjenocidit është Serbia, e cila e përkufizon ngjarjen si një “krim të tmerrshëm”, mëngjesin e sotëm në Beograd u shfaqën postera ku thuhej “ne nuk jemi komb gjenocidal”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në një paraqitje televizive tha se rezoluta është farsë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007. Gjykata konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. /Alsat.mk

TË FUNDIT
9 orë
Hill: Njohja e Kosovës s’do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE
12 orë
Vukoviq: Kam informacione të besueshme se po bëhen përgatitje për kandidaturën e Gjukanoviqit si zv.sekretar i përgjithshëm i NATO-s
1 ditë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
1 ditë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës
2 ditë
Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Christopher Hill Kristofer

Hill: Njohja e Kosovës s’do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE

milo gjukanoviq gjukanovic

Vukoviq: Kam informacione të besueshme se po bëhen përgatitje për kandidaturën e Gjukanoviqit si zv.sekretar i përgjithshëm i NATO-s

moti nxehti temperatura-termometri

Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet

siljanovska-zelenski-2-780x439-1

Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

IMG_2910

Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

parlamenti evropian zgjedhjet be

Evropa sot voton, kush do e marr timonin

vucic dodik

“Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Analiza e REL: Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori! Si u konceptua

Dodik

Kërcënon Miorad Dodik: Ka një vendim për ndarjen e Bosnjës

Ursula Von der Leyen

Von der Leyen u bën thirrje qytetarëve evropianë që të dalin në zgjedhje

INFO

NA NDIQ