Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale këtë muaj mori vendim për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike së pari ngriti aktakuzë kundër katër personave, ndërsa pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski për të cilin u prit ekstradim nga Turqia, për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhexhovski nga Velesi.
Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim.
Më 22.11.2023, i akuzuari bashkë me edhe tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitje të të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.