Fillon hakmarrja angleze/ Ekstradohen në Tiranë pedofilët dhe kriminelët shqiptarë, flet ministrja britanike

Mediat angleze shkruajnë se tre “kriminelë të rrezikshëm shqiptar” u kthyen me avion Tiranë nga Britania këtë të enjte. Në treshen e kriminelëve të ekstraduar nga Anglia, përfshihen një tregtar droge, një rrëmbyes dhe një pedofil.

Ata po vuanin dënime të kombinuara me më shumë se 72 vjet burg në burget angleze.

Kriminelët përfshinin:

Një individ i dënuar me 18 vjet për furnizim me drogë të klasit A ​​(kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë paund.
Një person i cili ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për furnizim me drogë të klasit A ​​(kokainë) dhe i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg.
Një individ i dënuar me tre vjet burgim për përfshirje në komunikim seksual me një fëmijë dhe për të takuar atë.
Një tjetër person i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim, lëndim personi dhe grup të strukturuar kriminal.

“Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”.

Muajin e kaluar, 190 shkelës me origjinë të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter.

Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme; dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për krime të dhunshme duke përfshirë rrëmbim dhe lëndim fizik personi.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritete angleze, se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter, me 85 fluturime në 13 vende të ndryshme.

Fluturimi i të enjtes u krye në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, shtoi ministrja Patel.