Në ambientet e Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri (Novi Pazar) ka nisur sot kursi fLas i gjuhës shqipe, i dedikuar për shqiptarët që jetojnë në rajonin e Sanxhakut.
Në një njoftim zyrtar, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Sanxhak ka theksuar se ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së identitetit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve në këtë trevë, përcjell INA.
Kursi është bërë i mundur me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Ambasadës shqiptare në Beograd.
Shqiptarët në Sanxhak, të pranishëm kryesisht në qytete si Tutini, Sjenica dhe Novi Pazari, përbëjnë një komunitet autokton me rrënjë të thella historike në këtë rajon ndërkufitar midis Serbisë dhe Malit të Zi. Megjithë sfidat, ata vazhdojnë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe përkatësinë kombëtare.(INA)