Ka nisur puna për ndërtimin e Lungomares së re në Durrës. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka postuar disa foto nga kantieri.
Krahas fotove kreu i qeverisë shkruan se Lungomare në qytetin bregdetar do të jetë një shëtitore që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re Durrësit.
Po ashtu, Rama thotë se ndërtimi i Lungomares do të ketë ndikim pozitiv edhe në sektorin e turizmit në këtë qytet.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/716747306487600