Fillon sezoni i dytë i “Poligrafit”, emision për zbulimin e dezinformatave dhe lajmeve të pasakta

ina-online
ina-online

05/11/2023

Instituti për Media dhe Analitikë IMA në bashkëpunim me Televizionin Alsat kanë nisur prodhimin e sezonit të dytë të emisionit “Poligraf”, i cili nga sonte do të transmetohet çdo të diel në orën 19:30, menjëherë pas edicionit kryesor të lajmeve të këtij televizioni kombëtar.

IMA dhe TV Alsat presin që emisioni të vazhdojë suksesin e vitit të kaluar, kur kishte një audiencë mesatare prej gati 80 mijë shikuesish dhe ishte një nga emisionet më të ndjekura të prodhuara nga televizioni.

“Kudo në botë, por edhe në vendin tonë, dezinformatat paraqesin një problem serioz sigurie, i cili minon demokracinë, shkakton polarizim dhe konflikte në shoqëri dhe cenon besimin ndaj institucioneve, por edhe ndaj mediave. Që të jetë e suksesshme lufta kundër dezinformatave, në të duhet të përfshihen mediat me ndikim, veçanërisht televizionet që kanë një ndikim të madh në opinionin publik dhe audiencë. Jemi të lumtur që kemi gjetur mirëkuptim për këtë në TV Alsat, i cili është televizioni i parë kombëtar në vend që ka përmbajtje, e cila i dedikohet ballafaqimit me dezinformatat”, thotë Petrit Saraçini nga IMA.

Emisioni është dinamik, zgjat jo më shumë se 10 minuta dhe përmban 3 kronika që ekspozojnë dezinformatat e publikuara në mediat me ndikim apo në rrjetet sociale, por edhe ofrojnë këshilla dhe shkathtësi për të forcuar edukimin mediatik dhe mendimin kritik tek publiku.

Sivjet, ashtu si vitin e kaluar do të prodhohen dhe emetohen 24 episode të “Poligrafit”. Seriali e emisioneve realizohet me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ