Fillon stërvitja ushtarake “Përgjigjja e shpejtë 23” në Krivollak

Picture of INA
INA

22/05/2023

Në bazën stërvitore ushtarake Krivollak në periferi të Shkupit sot nis stërvitja “Përgjigjja e shpejtë 23”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Europë për këtë vit “Defender Europe 23”, e cila do të zgjasë deri më 2 qershor.

Stërvitja e nisur sot do të realizohet në tetë vende të rajonit, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë dhe Kosovën.

Në pjesën e stërvitjes që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, pra në terrenin ushtarak “Krivollak”, do të marrin pjesë edhe rreth 1850 pjesëtarë të katër ushtrive të NATO-s: SHBA, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe Kosova si një vend partner.

Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri.

Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve. Duke kryer një sërë operacionesh, misionesh dhe aktivitetesh të kombinuara, ushtrimi do të ndikojë në përmirësimin e shpejtësisë së veprimit dhe harmonizimin e procedurave operacionale.

Njësitë do të përdorin pajisjet dhe armatimin e tyre formues, ndërsa si pjesë e pajisjeve janë mjete të blinduara të serisë “HMMWV”, helikopterë luftarakë “AN-64 ARASNE”, helikopterë transportues “UH-60″ (Black Hawk), ” CH-47″ helikopterë transportues (Chinook), helikopterë transportues mjekësorë “HH-60” (Black Hawk), helikopter transportues “Mi 8/17” dhe mjete artilerie “houci dhe mortaja”.

Gjatë stërvitjes do të prezantohet projekti ORIGIN, i cili është një platformë për testimin dhe demonstrimin e teknologjive të reja, pra një mjet autonom robotik me bazë tokësore të Komandës së Zhvillimit të Aftësive Ushtarake të SHBA-së.

Për shkak të mbrojtjes së mjedisit jetësor, në bashkëpunim me laboratorin universitar AMBICON të Universitetit të Shtipit, u organizua matja e grimcave të ajrit gjatë gjithë kohëzgjatjes së ushtrimit.(INA)

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË