Filmi antishqiptar: Gjykata vendos në favor të filmit!

0

Gjykata Themelore Shkupi 2 pranoi kërkesën e avokatit të shtetit pasi u caktua seanca pas shfaqes së premierës dhe nuk kishte bazë juridike.. andaj u tërhoq masa për ndalimin e shfaqjes së filmit kontrovers “Tallje me Krishtin”, i cili e paraqet UÇK-në si organizatë terroriste dhe ushtarët e saj si vrasës dhe përdhunues të civilëve maqedonas.

Me këtë vendim, gjykata vendosi të mos censurojë filmin e regjisorit, Jani Bojaxhi, dhe i njëjti lirshëm do të transmetohet në kinematë e vendit.

Gjykatësja, Suzana Donçevska, vendosi që shpenzimet gjyqësore t’i shlyejë Ministria e Kulturës. Në seancën gjyqësore erdhën vetëm përfaqësuesit e Shoqatës “Art Kinema”, nën kompetencat e së cilës është transmetimi i filmit.

Regjisori Bjaxhiev për disa media u ankua se nuk është ftuar të marrë pjesë në seancën ku vendosej fati i filmit të tij, të cilin vazhdon ta cilësojë si vepër artistike.

Ai ankohet për bojkot nga të gjitha kinosallat që janë nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, drejtorët e të cilave, sipas tij, nuk pranojnë ta shfaqin filmin duke u arsyetuar se të gjitha terminet i kanë të zëna.

Vetë ministri i kulturës, Asaf Ademi, e cilësoi filmin si tendencioz dhe tha se skenarë të tillë, dëmtojnë bashkëjetesën.

Me reagim të ngjashëm doli edhe kryeministri Zaev, por edhe nga aktorët e skenaristët shqiptarë. Filmi është mbështetur nga Agjencia e filmit në konkursin e vitit 2015 më 300 mijë euro. /TVM2

Komentet

komentet