Filmi “Biznesi i kënaqësisë” do të shfaqet në festivalin me famë botërore

Picture of designer@fetishimedia.ch

07/03/2023

Filmi artistik “The Business of Pleasure” i regjisorit Goce Cvetanovski dhe producentit, Driton Ramadani do të shfaqet premierë në Palm Beach International Film Festival në Florida, SHBA. Festivali konsiderohet si një nga 25 festivalet më të mira të filmit të pavarur në botë.

Organizatorët e festivalit thonë se misioni i tyre është zbulimi dhe zhvillimi i kineastëve të rinj dhe të pavarur të së sotmes dhe së ardhmes, si dhe njohja e vizionarëve origjinalë në mbarë botën.

Regjisori dhe skenaristi i filmit, Goce Cvetanovski, tha se dëshira e tij më e madhe ka qenë që premiera botërore të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe beson se ky është një destinacion që është qendra e ngjarjeve filmike në hartën botërore.

“Hapat e parë janë gjithmonë më të rëndësishmit dhe mund të them që ëndrra ime është realizuar”. Dua të përgëzoj të gjithë ekipin për këtë sukses. “Projekti ynë do të shfaqet në konkurrencë me disa nga filmat më të mirë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”, thotë Cvetanovski.

“Biznesi i kënaqësisë” është një thriller që trajton temën e trafikimit të grave. Filmi paraprakisht ishte promovuar në publikun maqedonas me titullin punues “Dita e Gruas”, ndërsa pas pjesëmarrjes në “American Film Market” në Los Angeles dhe marrëveshjes për distribuim me kompaninë amerikane “Prince Films”, filmi mori emrin e ri.

Ekipi i produksionit beson se titulli i ri është më provokues dhe do ta prezantojë më mirë këtë vepër para publikut.

Në film luajnë: Musa Isufi, Sladjana Vujosevic, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Egzona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska.(INA)

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË