Filmi “Biznesi i kënaqësisë” fitoi çmimin e filmit më të mirë në Arizona të SHBA-ve

ina-online
ina-online

06/03/2024

Filmi “Biznesi i kënaqësisë” i regjisorit Goce Cvetanovski dhe producentit Driton Ramadani fitoi çmimin e filmit më të mirë me ndikim në edicionin e 30-të vjetor të “Sedona International Film Festival” në Arizona të SHBA-ve.

Festivali u mbajt nga 24 shkurt deri më 3 mars dhe shfaqi filma të pavarur nga e gjithë bota.

Filmi nga Maqedonia e Veriut ka fituar më parë pesë çmime në festivale filmi, tre prej të cilëve për filmin më të mirë artistik në Bullgari, Peru dhe Panama, po ashtuka fituar një çmim special në Rumani dhe për kinematografinë më të mirë në Shqipëri.

“The Pleasure Business” (Biznesi i Kënaqësisë” ndjek historinë e një gazetareje e cila, e fiksuar pas zhdukjes së shoqes së saj më të mirë, që më pas ajo përgatit një operacion të fshehtë për të ekspozuar një rrjet të trafikut të grave. Por ndërsa bashkëpunëtorët e saj i afrohen shefit, situata del jashtë kontrollit.

Në rolet luajnë Musa Isufi, Sladjana Vujosevic, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Egzona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska, ndërsa skenarin e ka shkruar edhe Cvetanovski. Producentët e filmit janë Driton Ramadani, Bogdan Jonçevski dhe Goce Cvetanovski. Filmi është xhiruar me mbështetjen e Agjencisë së Filmit.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ